642 familje pa energji elektrike në Devollin e Sipërm

642 familje pa energji elektrike në Devollin e Sipërm

09:27, 02/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

642 familje në zonën e Devollit të Sipërm kanë mbetur pa energji elektrike, bën me dije Prefektura e Korçës.

Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE-së, shkak i ndërprerjes është funksionimi i pjesshëm i Fiderit 5 të Nënstacionit Bilisht.

Si pasojë, abonentët ruralë në zonat Vidohovë, Miras, Qytezë, Çetë, Sinicë dhe Arzë janë aktualisht pa furnizim me energji elektrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco