Katastrofë në Shkodër/ Rruga 'Komani' e degraduar, qytetarët detyrohen të kalojnë mes gropash dhe ujërave

11:48, 31/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rruga “Komani” në qytetin e Shkodrës po degradon dita-ditës, duke krijuar vështirësi të mëdha për qytetarët që e përdorin çdo ditë. Gropat e hapura dhe të mbushura me ujë kanë bërë që shumë banorë ta cilësojnë situatën si një katastrofë.

“Duhet të veshim çizme gjithmonë, duhet të investohet menjëherë”, shprehet një qytetare, duke reflektuar shqetësimin e banorëve që ndjehen të lënë pas dore nga pushteti lokal.

Rruga ndodhet pranë unazës perëndimore të qytetit, por sipas qytetarëve, ajo është jashtë vëmendjes së institucioneve dhe asnjë ndërhyrje nuk është bërë për përmirësimin e gjendjes.

Situata shqetësuese ka shkaktuar jo vetëm vështirësi në lëvizje, por edhe shqetësim për sigurinë e banorëve dhe pasojat që gropat mund të kenë në automjetet dhe aktivitetin e përditshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco