SYRI TV/ Përkujtohen tre figura dibrane, Ndregjoni: Ditë e çmuar e historike për kombin

14:43, 27/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Në shenjë nderimi për guximin njerëzor përballë errësirës së historisë, në rrugën “Imer Ndregjoni” u vendosën buqeta me lule nga ish-të përndjekurit politikë. Aktiviteti, në kuadër të 27 Janarit Ditës Botërore të Holokaustit, riktheu në vëmendje kontributin dibran dhe besën shqiptare në shpëtimin e jetëve hebraike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në rrugën “Imer Ndregjoni”, ish-të përndjekurit politikë vendosën buqeta me lule në përkujtim të tre figurave dibrane Imer Ndregjoni, Llan Ndregjoni dhe Ramadan Biba që mishërojnë guximin, humanizmin dhe besën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të 27 Janarit, Ditës Botërore të Holokaustit, si një akt kujtese për ata që rrezikuan jetën për të shpëtuar jetë njerëzore.

Në fjalën e tij, Besim Ndregjoni, drejtues i unionit të ish-të përndjekurve politikë, theksoi rëndësinë historike të kësaj date dhe kontributin dibran në mbrojtjen e hebrenjve nga nazizmi.

Ceremonia u mbyll me nderim për familjet dhe komunitetet që ndanë strehën me të përndjekurit, duke lënë pas një dëshmi të fortë të humanizmit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco