SYRI TV/ Pezullimi i vizave për në SHBA, Ambasada sqaron kategoritë që preken

13:37, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë detaje për kategoritë që preken nga pezullimi i vizave për qytetarët shqiptarë në SHBA. Pezullimi prek vetëm vizat për emigrim të përhershëm, siç janë ato për Lotarinë Amerikane, bashkimet familjare dhe vizat e punësimit afatgjatë (EB-1, EB-2, EB-3). Vizat turistike, studentore dhe çdo vizë jo-emigruese nuk preken nga ky vendim, duke qetësuar ata që udhëtojnë për qëllime të shkurtra.

Reagimi zyrtar i Ambasadës sqaron gjithashtu procedurat për takimet dhe përjashtimet, duke garantuar se nuk do të ketë ndryshime për vizat tashmë të lëshuara. Departamenti Amerikan i Shtetit ka cilësuar qytetarët shqiptarë si individë që, potencialisht, pas pajisjes me vizë, mund të kthehen në një barrë publike për Uashingtonin zyrtar.

Pezullimi do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar derisa departamenti të kryejë një rivlerësim të plotë të përpunimit të vizave të emigrantëve. Ky vendim i Departamentit të Shtetit prek gjithashtu Kosovën, Malin e Zi dhe shumë shtete të tjera në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco