Banorët e fshatrave Taç i Sipërm dhe Prodan kanë protestuar ditën e sotme kundër zaptimit të kullotave të tyre.
Ata janë shprehur se sipërfaqet e kullotave, që i përkasin të dy fshatrave, janë zaptuar nga një person i vetëm, i cili ka marrë mbi 400 hektarë tokë.
Sipas banorëve, kjo sipërfaqe do të përdoret për vendosjen e paneleve fotovoltaike, ndërsa kjo gjë dëmton rëndë banorët, pasi e ardhura e tyre kryesore mbështetet tek blegtoria. Rreth 100 blegtorë të dy fshatrave preken nga kjo situatë.
Banorët bëjnë thirrje që organeve ligjzbatuese dhe institucioneve të marrin masa për rishikimin e dokumentacionit, pasi pretendojnë se ka mbivendosje të hartës së truallit, duke zënë edhe pjesën e kullotave që ata përdorin për bagëtitë e tyre.
© SYRI.net