Përmbytjet në Lezhë, 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

Përmbytjet në Lezhë, 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

11:18, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në qarkun e Lezhës evidentohen 1700 ha tokë e përmbytur. 

Pjesa më e madhe i përket jonxhës me rreth 60 për qind, e ndjekur nga gruri me 35 për qind, ndërsa sipërfaqet e mbetura përfshijnë ullinj, lakra dhe agrume. Në blegtori dhe banesa dëmet janë më të vogla.

Autoritetet lokale po vijojnë procesin e vlerësimit të dëmeve, duke u bazuar si në dokumentacionin e dorëzuar nga fermerët, ashtu edhe në kontrollet në terren.

Në terren janë angazhuar dy grupe pune të Bashkisë Lezhë, të cilat kanë realizuar inspektime dhe verifikime të detajuara për evidentimin e dëmeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco