Çahet argjinatura e lumit Seman, banesa dhe toka bujqësore nën ujë

Çahet argjinatura e lumit Seman, banesa dhe toka bujqësore nën ujë

08:19, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e shumta dhe rritja e prurjeve të lumit Seman kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, pas çarjes së argjinaturës në disa segmente.

Si pasojë, uji ka vërshuar në tokat bujqësore të disa fshatrave përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Situata është përkeqësuar gjatë mesnatës, kur uji ka arritur të përmbytë edhe disa banesa në fshatin Havaleas. Banorët janë detyruar të dalin nga shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë në rrugë për t’i shpëtuar përmbytjeve dhe rrezikut që paraqiste niveli i lartë i ujit.

Lumi Seman ka vërshuar gjatë natës edhe në rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas në Libofshë. njofton gazetari i Syri tv. 

Sipas banorëve, prurjet e lumit Seman vijojnë ende me intensitet të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco