SYRI TV/ Përmbytja drastike e Durrësit, banorët protestojnë: 'Shteti na ka lënë në harresë totale'

19:40, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e një ndër zonave më të prekura nga përmbytjet, asaj të ish-kënetës kanë protestuar ndaj neglizhencës së pushtetit lokal dhe qendror për problematikën e tyre. Banorët shprehen se nuk kanë ku të shkojnë pasi uji nuk është tërhequr nga banesat.

Nga Syra TV

Përmbytjet në Durrës kanë lënë pas kaos dhe neglizhencën e shtetit. Bashkia e Durrësit nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në këtë zonë duke bërë që banorët të ngrihen në protestë. Banorët kanë kërkuar mesditën e kësaj të mërkure që autoritetet të ndërhyjnë për të tërhequr ujin nga banesat e tyre.

Përmbytjet në mbarë vendin kanë rezultuar një tregues i qartë i korrupsionit qeveritar pasi edhe në rastet kur trumpetohen investime me shifra marramendëse, asnjë prej tyre nuk është funksional për të minimizuar pasojat e fatkeqësive natyrore, teksa familjet shqiptare vuajnë drejtpërdrejt pasojat e këtyre abuzimeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco