SYRI TV
Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës është ndërprerë që prej tre ditësh për qytetarët. Kjo gjë ka bërë që vlonjatët me bidona në duar t'i drejtohen burimeve të ujit të pijshëm të qytetit. Ndërkohë nga ana tjetër, qytetarët shprehen të irrituar për këtë situatë, duke theksuar se dicka e tillë ndodh vetëm në vendet afrikane
Një defekt i rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, ka bërë që qyteti i Vlorës prej 72 orësh të mbetet pa furnizim me ujë. Situata ka detyruar dhjetëra qytetarë t’u drejtohen burimeve publike të ujit të pijshëm në qytet.
Mungesa e ujit ka shkaktuar vështirësi të shumta për familjet vlonjate, ndërsa pritet zgjidhja e problemit nga institucionet përgjegjëse. Vet qytetarët shprehen të irrituar, ndërsa theksojnë se një situatë e tillë ndodh vetëm në vendet e Afrikës.
Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë janë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon.
Prova e kryer një ditë më pare për riparimin e defektit nuk ka dhënë rezultat dhe aktualisht po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje alternative, me synimin që furnizimi me ujë për qytetarët të rikthehet sa më shpejt
© SYRI.net