Fshati Benë i Krahinës së Labinotit në Elbasan është shpopulluar i gjithi ku sipas banorëve jeton vetëm 1 familje ndërsa të gjithë të tjerat janë larguar. Edhe fshati Shmil është prekur masivisht nga shpopullimi ku nw lagjen e Bozhiqeve kanë mbetur vetëm 4 familje. Mungesa e kushteve bazike si uji dhe rrugët e kanë bërë të pamundur jetesën në fshat dhe banorët janë detyruar të braktisin shtëpitë dhe të largohen në emigracion.
Syri TV
Fshatrat e Shmilit dhe Benë të krahinës së Labinot Mal në Elbasan janë prekur nga shpopullimi masiv i banorëve.
Për shkak të mungesës së investimeve në zonë, të rinjtë janë larguar nga fshatrat ndërsa kanë mbetur vetëm të moshuar. Sipas banorëve në fshatin Benë ka mbetur vetëm një familje ndërsa në lagjen më të madhe të zonës atë të Bozhiqeve janë vetëm katër familje. Ata thonë se në fshat mungojnë kushtet bazike uji dhe rrugët duke u vështirësuar jetesën.
Banorët kërkojnë që shteti të vërë dorë në zonë pasi e ato pak familje të mbetura janë drejt largimit.
© SYRI.net