Pasi i talli gjatë fushatës, Rama heq ndihmën për fëmijët autikë

Pasi i talli gjatë fushatës, Rama heq ndihmën për fëmijët autikë

13:59, 20/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një deklaratë publike gjatë fushatës elektorale të 11-Majit Edi Rama talli me një fjalor përçmues gjithë të prekurit e spektrit autik. Në një takim elektoral ai u shpreh: “Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën domethënë nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, duke përdorur termin “autik” në një kontekst përçmues.

Mënyra sesi kryeministri përdori një term që i referohet një çrregullimi neurozhvillimor si fyerje ndaj kundërshtarëve ishte një skandal i fushatës zgjedhore. Por fill pas grabitjes së zgjedhjeve, Edi Rama ka vendosur që kësaj kategorie t'i heqë edhe bonusin e fundvitit.

Personat me autizëm nuk kanë marrë akoma bonusin e fundvitit. Kryetarja e shoqatës së fëmijëve autikë, Egla Bajrami, denoncoi këtë problematikë të mbartur prej 4 vitesh.

Bajrami e cila është prind i një djali autik 25 vjeç, tha se edhe pse kanë trokitur në dyert e institucioneve përgjegjëse, deri tani asgjë nuk ka ndryshuar.

“Nga informacionet që na janë dhënë, pasi na shkruajnë prindërit, me fjalë na kanë thënë “po”, por deri tani listat e personave me autizëm nuk janë përpiluar nga minibashkitë”, u shpreh kryetarja e shoqatës.

Sipas saj, sfidat e familjeve që kanë fëmijë autikë është e madhe pasi lidhet jo vetëm me problemet ekonomike.

“Kjo kategori ka mbetur jashtë vendimit të qeverisë e cila ka akorduar bonus për të gjitha kategoritë në nevojë”, tha Bajrami./BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco