Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati si pasojë e prurjeve të shumta, duke shkaktuar alarm në zonën e Novoselës. Niveli i ujit ka arritur në kuotën kritike prej 7.5 metrash, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përmbytje.
Sipas informacioneve të ardhura në redaksinë e Syri Televizon, gazetari Genjtan Këllciu raporton se vërshimi ka prekur pjesën e pazarit që ndodhet poshtë urës së Mifolit.
Situata mbetet e tensionuar dhe rreziku konsiderohet ende i pranishëm, pasi prurjet vijojnë.
Kjo ngjarje sjell në kujtesë përmbytjet e mëparshme, kur dalja e Vjosës nga shtrati përmbyti 14 banesa në njësinë administrative Novoselë, duke shkaktuar dëme të mëdha në blegtori dhe bujqësi.
Banorët e zonës përballen sërish me kërcënimin e ujërave të lumit.
Fjala e gazetarit:
"Më parë kur lumi Vjosa doli nga shtrati duke përmbytur 14 banesa në njësinë administrative Novosel duke shkaktuar dëme në blegtori dhe bujqësi.
Pikërisht sot ka patur prurje dhe lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në pjesën e pazarit që ndodhet poshtë urës së Mifolit.
Rreziku mbetet ende pasi niveli ka vajtur në 7.5 metra".
© SYRI.net