E rrallë/ Humbi orjentimin, peshkaqeni ‘Derr’ kapet në ujërat e Vlorës

13:57, 26/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një peshkaqen i llojit “Derr” ka rënë sot në mëngjes në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës.

Peshkaqeni, me gjatësi rreth 1.3 metra dhe peshë 35 kilogramë, është transportuar menjëherë në Qendrën e Peshkimit në Radhimë, ku pritet që biologët ta vlerësojnë, të kryejnë matjet e nevojshme dhe më pas ta lirojnë përsëri në det.

Kjo specie konsiderohet e rrallë për ujërat tona, pasi zakonisht jeton në ujëra të thella.

Mendohet se peshkaqeni mund të ketë humbur orientimin, çka ka bërë që të dalë në zona më të cekëta.

Sipas specialistëve, ky lloj peshkaqeni nuk konsiderohet i rrezikshëm për njerëzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco