Reshjet e fundit, duket se do të sjellin problem edhe në lidhje me furnizimin me ujë të kryeqytetit.
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) njoftoi sot se një rrëshqitje masivi shkëmbor pranë digës së Bovillës ka dëmtuar tubin kryesor të furnizimit DN 900, duke shkaktuar kufizime të përkohshme në shpërndarjen e ujit të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.
Sipas UKT, kufizimet në furnizim do të prekin këto zona:
Qendër
Laprakë
21 Dhjetori
Ish-Parku
Tirana e Re
Blloku
Yzberisht
© SYRI.net