Ulja e ndjeshme e temperaturave ka rikthyer reshjet e borës në fshatin Panarit të Korçës, duke sjellë pamjet e para tipike të dimrit në zonë. Sipas banorëve, bora ka nisur në orët e para të mëngjesit, ndërsa shtresa e saj është trashur gradualisht në disa pjesë të fshatit.
Ndërkohë, autoritetet lokale bëjnë me dije se rrugët rurale janë të kalueshme, por në segmentet më të larta rekomandohet kujdes për drejtuesit e automjeteve për shkak të lagështisë dhe ngricave të mundshme.
Banorët thonë se reshjet e borës nuk janë të pazakonta për Panaritin në këtë periudhë të vitit, megjithatë e konsiderojnë këtë rënie temperaturash më të shpejtë se zakonisht.
Për momentin nuk raportohet për probleme në energjinë elektrike apo dëmtime në infrastrukturë, ndërsa parashikimet e motit flasin për rënie të mëtejshme të temperaturave gjatë natës.
FOTO TE ARDHURA NE REDAKSI




© SYRI.net