Një banor i Qarkut Lezhë rrëfen për Syri Televizion situatën dramatike që po përjeton prej ditësh për shkak të përmbytjeve. Ai thotë se toka e tij është nën ujë prej gjashtë ditësh dhe asnjë institucion shtetëror nuk ka ardhur për t’u interesuar.
“Toka ime ka thuajse një metër ujë, po ca kam mbjellë nuk besoj se do të kthehet më. Shpresojmë te Zoti dhe te fëmijët tanë, se ata duan bukë me hangër. Shteti për ne nuk mendon, as nuk ka menduar ndonjëherë, ka 30 vjet,” rrëfen banori.
Ai shton: “Asnjëherë nuk ka ardhur kush, e para herë ka ardhur Syri Televizion dhe nuk vjen askush më. Toka prej gjashtë ditësh është nën ujë, prej gjashtë ditësh eci lart e poshtë për ta parë, sepse më dhemb shpirti. E pata mbjellë, nuk vjen askush për të na dhënë dorën.”
Banori thekson gjithashtu se pastrimi i kanaleve dhe punimet e hidrovorëve nuk po kryhen sipas nevojave reale, por sipas dëshirave të punonjësve: “Vjet u pastruan të gjitha, po nuk është puna e kanaleve, është puna e hidrovorit që punojnë sipas dëshirave të tyre.”
Situata mbetet e vështirë për banorët dhe komunitetin lokal, ndërsa dëmet e përmbytjeve duket se po thellojnë pasigurinë ekonomike për fermerët.
© SYRI.net