Dibra/ Rrëshqitje inertesh dhe dalja e përrenjve malorë prekin rrugët e fshatrave

Dibra/ Rrëshqitje inertesh dhe dalja e përrenjve malorë prekin rrugët e fshatrave

10:28, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Janë ndërprerë reshjet në Qarkun e Dibrës, sot koha është e mirë ndërsa temperaturat janë ulur në 3° në mëngjesin e sotëm.

Në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra ka pasur reshjet dëbore.

Reshjet kanë prekur fshatrat e njësive administrative Lurë, Selishtë, Kala e Dodës, Sllovë dhe Melan, por pa shkaktuar probleme në qarkullim.

Situata është normalizuar dhe firmat kontraktore vijojnë me riparimet e dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitja e inerteve dhe nga dalja e përrenjve malorë në rrugët e fshatrave.

Furnizimi me energji elektrike ka qenë pa ndërprerje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco