Shkodër, situatë e stabilizuar në qark! Reshje dëbore në Fushë-Arrëz

Shkodër, situatë e stabilizuar në qark! Reshje dëbore në Fushë-Arrëz

09:45, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Strukturat e emergjencave civile në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër raportojnë një situatë të qetë, pa probleme që lidhen me fenomene të motit apo emergjenca të tjera.

Bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës dhe Pukë nuk kanë njoftuar asnjë problematikë deri në orët e para të ditës.

Ndërkohë, në Fushë-Arrëz janë regjistruar reshje dëbore mbi 950 metra lartësi, por pa krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor dhe pa izoluar banorët e zonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco