Shiu ia lë vendin të ftohtit, ulen ndjeshëm temperaturat! Ja zonat priten reshje bore

Shiu ia lë vendin të ftohtit, ulen ndjeshëm temperaturat! Ja zonat priten reshje bore

07:07, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Në orët e pasdites pritet përsëri riaktivizim i reshjeve të shiut në veriperëndim-perëndim me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët në orët pasdites dhe të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco