Edhe pse situate ka nisur të qetësohet në disa qarqe, vendi ynë vijon të jetë nën pushtetin e ujit dhe reshjeve të dendura. Në veri dhe juglindje të vendit kanë nisur edhe reshjet e borës. Situata sa i përket përmbytjeve, për momentin është më problematike në Lezhë, ku sipërfaqe të mëdha toke, por edhe banesa të shumta ndodhen ende nën ujë. Ndërkohë nga reshjet e shiut dhe borës, ka problematika sa i përket reshqitjeve të dherave apo ngricave në rrugë, në veri të vendit
SYRI TV
Vendi ynë vijon të përballet me situatë të rënduar sa i përket reshjeve. Edhe pse situate në disa qarqe ka nisur të përmirësohet, për shkak të tërheqjes së lumenjëve në shtratin e tyre, në qarqe të tjerë, nuk mungojnë problematikat. Në veri dhe juglindje të vendit kanë nisur edhe reshjet e borës, duke krijuar vështirësitë e para në qarkullimin e automjeteve.
Lezhë
Vijon të jetë e rënduar situata me përmbytjet në Lezhë. Në zonen e Spitenit, Treshit dhe Zejmenit shumë toka dhe stalla ndodhet nen uje.
Ndërkohë kjo është situata në zonën e Borbullojës, ku vijon të ketë prezencë uji. Edhe pse niveli është në rënie, aktualisht toka dhe disa banesa mbeten të rrethuara nga uji.
Në të gjithë zonën, qindra hektarë tokë dhe mbi 100 banesa janë përmbytur nga uji, për shkak të çarjes së argjinaturave mbrojtëse dhe mosfunksionimit të hidrovorëve të kanaleve të ujërave të larta.
Korcë
Qarku i Korçës ka regjistruar reshjet e para të borës. Zonat malore, duke përfshirë Dardhën, Vithkuqin dhe Shtyllën në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit, janë zbardhur nga bora, ndërsa kontraktorët janë duke punuar për mirëmbajtjen e rrugës. Aktualisht, reshjet janë të lehta dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht, pa probleme të raportuara.
Shkodër
Edhe në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e borës.
Ne aksin Hani Hotit - Dogana Vermosh ka pasur reshje debore gjate nates ne lartesi mbi 1000 m. 2 borepastruese janë vendosur ne pune, ndërsa nuk ka probleme ne qarkullim. Ne aksin Boge-Theth bora ka vazhduar pothuajse gjithe naten me intensitet. Trashesia e ka kaluar 40 cm ndërsa po punohet per te siguruar qarkullim të rregullt të automjeteve. Ndërkohë, për shkak të motit të keq, zona e Kelmendit që prej mbremjes së djeshme është pa energji elektrike.
Kukës
I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu ndërsa në lartësinë mbi 750 m ka dhe rreshje bore, duke përfshirë disa fshatra të bashkisë Kukës dhe bashkisë Has, si dhe në Valbonë e Lekbibaj të bashkisë Tropojë.
Reshjet e bores për momentin nuk kanë krijuar probleme. Ndryshe paraqitet situata me rrëshqitjet e gurëve dhe dherave, të cilat janë shfaqur në disa akse kombëtare, si Kukës–Peshkopi, Shishtavec, Krumë–Tropojë dhe Bajram Curri–Fierzë–Qaf Mali, por situate e qarkullimit është normalizuar. Problemet më të mëdha me qarkullimin vijojnë të jenë në zonat e thella malore. Në disa prej fshatrave të njësisë administrative Arrën, rrugët mbeten të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave dhe gurëve.
Dibër
Reshjet e shiut kanë vijuar edhe gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesin e kësaj të diele në teritorin e Qarkut Dibër. Nuk ka raportime për problematika nga reshjet. Ndërsa në Bashkinë Mat ka pasur rënie të gurëve dhe inerteve në disa rrugë, por që janë pastruar nga kompanitë kontraktore. Gjatë natës në lartësinë mbi 1mijë metra reshjet kanë qenë në formë dëbore, por pa shkaktuar probleme.
Kruje
Reshje bore dhe ulje të temperaturave gjatë natës ka patur edhe në zonën e malësisë së Krujës. Fshatrat si Shkreta apo Qafshtama janë gdhirë të mbuluara nga bora. Niveli i borës shkon deri ne 10 cm dhe pervec mungeses se energjise ne disa zona, nuk raportohet për rruge te bllokuara apo problematika te tjera. Ndërkohëne ultesiren e rrethit Kruje reshjet e shiut vijojnë por pa shkakatuar problematika, ndërsa ka fryrje tq Lumit Ishëm
Fier
Në qarkun Fier, situata ka nisur të përmirësohet disi, pas uljes së nivelit të lumenjëve Vjosë dhe Seman. Uji që kishte pushtuar mijëra hektarë tokë ka nisur të tërhiqet. Në Lumin Vjosa niveli është ulur ndjeshëm dhe ka nisur largimi i tij nga shtrati brënda argjinaturës në tokat bujqësore dhe oborret e banesave. Me ulje niveli është edhe lumi Seman. Mbi 100 ha tokë të mbjella me grurë dhe kultura të tjera bujqësore janë të përmbytura në shtratin e lumit brënda argjinaturës.
Vlorë
Edhe në Qarkun Vlorë, situata ka nisur të përmirësohet falë rënies së nivelit të lumit Vjosë. Sipas matjeve të fundit, niveli i Vjosës ka zbritur në 4 metra. Me tërheqjen e ujit, tashmë kanë nisur të dalin në pah edhe dëmet e shkaktuara. Dalja nga shtrati e Lumit Vjosë, ka shaktuar përmbytjen e të paktën 28 banesave në Mifol, ndërsa banorët kanë akuzuar strukturat shtetërore për situatën e krijuar.
Sarande
Reshjet e shiut shkaktuan dëme të mëdha në bashkisë Sarandë. Në Çukë kanë nisur përpjekiet për riparimin e dëmeve në argjinaturën e basenit të Lumit Bistrica.
Kjo zonë pësoi dëme të shumta në bagëti të imta, me rreth 700 krerë të ngordhura, rreth 2000 pula si dhe 15 magazina me ushqim për kafshët të përmbytura.
© SYRI.net