VIDEO/ Fshati Golimbas një javë në errësirë totale, banorët ndriçohen me qirinj

18:07, 22/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Prej një jave, fshati Golimbas i Bashkisë Selenicë qëndron pa energji elektrike, duke i lënë banorët në kushte të papranueshme. Mungesa e dritave i ka detyruar familjarët të përdorin qirinj për ndriçim, ndërsa situata, sipas tyre, po bëhet çdo ditë e më e rëndë.

‘Kemi një javë pa energji. Jemi kthyer në kushte mesjetare. Askush nuk është kujtuar për ne’,  shprehen banorët e revoltuar.

Ata thonë se u është premtuar ndërhyrje, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet lokale apo kompania e shpërndarjes së energjisë. Mungesa e energjisë po ndikon rëndë edhe në jetesën e përditshme, sidomos te familjet me të moshuar dhe fëmijë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikthimin e energjisë elektrike dhe thonë se janë të gatshëm të protestojnë nëse situata vazhdon të lihet në harresë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco