VIDEO/ Fushat e Maliqit nën ujë, përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha në sipërfaqet bujqësore

11:22, 22/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata me përmbytjet në Qarkun Korçë vijon të jetë problematike, ku përpos Bashkisë Pogradec, edhe në Bashkinë Maliq situata mbetet e rëndur.

Nga të dhënat e raportuar, autoritetet po punojnë për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit  Devollit dhe lumit Dunavecit, e cila ka sjellë përmbytje masive të fushave të Maliqit.

Pavarësisht se lumi Devoll ka ulur disa centimetra nivelin, fshati Sheqeras nuk rrezikohet për përmbytje të banesave dhe banorëvë, por përmbytjet kanë shkaktuar dëmtime për sipërfaqet bujqësore.

Në terren për normalizimin e situatës janë angazhuar edhe forca te Repartit Ushtarak 1033 Drenovë.

Ndërkohë, fshatrat Moçan dhe Desmire janë të bllokuara, pasi lumi ka shkatërruar plotësisht urën.

Fshatrat Osoje dhe Gjinikas gjithashtu të bllokuara për shkak të shembjes së urës nga prurjet.

Fshati Senisht dhe Dolan kanë rrëshqitje dherash, që rrezikojnë katër banesa ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme.

Ekipet në terren janë në monitorim të vazhdueshëm të prurjeve në lumenjtë Devoll dhe Dunavec.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco