VIDEO/ Belina nën ujë: Dhjetëra hektarë të përmbytura, banorët të frikësuar nga çarja e argjinaturës

10:28, 22/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhjetëra hektarë tokë të mbjella me jonxhe e grurë janë të përmbytura dhe të zhytura nën ujë në fshatin Belinë njësia administrative Zharrëz, Bashkia Patos, si pasojë e prurjeve të lumit Seman në Fier.

Një situatë e tillë sipas banorëve nuk është parë që prej më shumë se 15 vjet, ndërsa i druhen prurjeve të lumit dhe çarjes së argjinaturës.

Për Syrin ata shprehen se nëse ndodh një gjë e tillë, 300 banesa të fshatin Belinë, rrezikojnë të përmbyten, sikurse dhe një pjesë e mirë e banesave në fshatin Sheqishtë.

Banorët thonë se duke e parë situatën, krahasuar me prurjet e viteve të shkuara, uji nuk është i turbullt dhe me shkurre dhe drurë por është më i kulluar.

Një situatë e tillë, sipas banorëve, ka ardhur edhe për shkak të hapjes së portës së hidrocentralit të Banjës.

Madje ata shprehen të indinjuar edhe me neglizhencën e autoriteteve apo ligjvënësve të PS, ku edhe pse Fieri nga nxjerrë 12 deputetët në këtë qark, asnjë nuk është parë të gjendet pranë banorëve të përmbytur dhe të shohin situatën në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco