Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Sarandë/ Lumi Bistricë përmbyt banesa e magazina bujqësore! Delet evakuohen me gomone (Pamjet me dron)

14:06, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pamje dramatike vijnë nga fshati Metoq në bashkinë Sarandë, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Lumi Bistricë ka vërshuar edhe në zonën e Palit, pranë urës së Metoqit, duke përmbytur magazina bujqësore dhe disa banesa.

Dëmet materiale vlerësohen si shumë të mëdha. Sikurse duket nga pamjet e kapura disa banesa janë përmbytur, ndërsa në rrezik janë bagëtitë.

Ndërkohë forcat e ushtrisë po përpiqen t’i shpëtojnë duke evakuar delet me gomone.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco