Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Vlora nën ujë: Reshjet intensive kthejnë rrugët në përrenj, qarkullimi i bllokuar në qytet

13:42, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përmbytur Vlorën, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin në qytet.

Pamjet e siguruara nga 'Syri Televizion' tregojnë zonën e Skelës të mbuluar nga uji, ku rrugët janë kthyer në përrenj dhe banorët e automjetet përballen me vështirësi të mëdha për të lëvizur.

Banorët apelojnë për kujdes maksimal dhe shmangie të lëvizjeve të panevojshme, ndërkohë që autoritetet vendore ndodhen në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku ka nevojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco