Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Librazhd/ Familja Murraçi përmbytet brenda natës: 75-vjeçarja dhe djali i paralizuar dalin nga dritarja për të shpëtuar

Librazhd/ Familja Murraçi përmbytet brenda natës: 75-vjeçarja dhe djali i paralizuar dalin nga dritarja për të shpëtuar

13:38, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prurjet e mëdha të lumit Shkumbin kanë sjellë një situatë dramatike në Librazhd, ku banesa e familjes Murraçi është mbuluar nga uji gjatë orëve të natës. 75-vjeçarja Gjyle Murraçi tregon se rreth mesnatës niveli i ujit u rrit me shpejtësi, duke depërtuar brenda shtëpisë dhe duke e detyruar familjen të largohej përmes dritares për të shpëtuar jetën.

Gjylja rrëfen mes lotësh se situata ka qenë veçanërisht e rëndë për shkak se djali i saj është i paralizuar, gjë që e ka bërë evakuimin pothuajse të pamundur pa ndihmë.

Edhe djali tjetër i familjes tregon se përmbytja ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike që ata nuk mund t’i përballojnë.

Sipas tij, vëllai dhe nëna janë nxjerrë me vështirësi dhe aktualisht janë strehuar prej një fqinji. Ai akuzon institucionet se mungesa e kontrollit dhe hedhja e inerteve në lumin Shkumbin kanë shkaktuar këtë situatë ekstreme.

Banorë të zonës pohojnë se një përmbytje e tillë nuk ka ndodhur prej 40 vitesh dhe se gjithçka lidhet me mbushjen e lumit me inerte, duke devijuar rrjedhën e ujit dhe duke rritur rrezikun.

Nga ana e institucioneve, familja thotë se kanë marrë vetëm disa ushqime, por asnjë zgjidhje konkrete për strehim.

Në kushte të rënda dhe me shtëpinë e dëmtuar, familja Murraçi u bën thirrje qytetarëve dhe shtetit t’u gjendet pranë për të siguruar një banesë ku të futen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco