Reshjet intensive të shiut gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar dëmtime edhe në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Botë.
Pista e parkimit të automjeteve është përmbytur, ndërsa disa kioska të siguracioneve kanë pësuar dëme të konsiderueshme për shkak të prurjeve të ujit dhe erërave të forta.
Situata paraqet vështirësi për qytetarët që kalojnë kufirin, si edhe për bizneset që operojnë në zonë, ndërsa pritet një vlerësim i plotë i dëmeve në orët në vijim.
Autoritetet kufitare po monitorojnë situatën, ndërsa reshjet vijojnë të shkaktojnë problematika në disa zona të qarkut.
FOTO TE MBERRRITURA NE REDAKSI


© SYRI.net