Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Shkodër: Banorët e Postribës të shqetësuar, uji i pijshëm i ndotur dhe gjyq i zvarritur prej 1 viti

Shkodër: Banorët e Postribës të shqetësuar, uji i pijshëm i ndotur dhe gjyq i zvarritur prej 1 viti

11:46, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndotja e ujit të pijshëm nga gurorja në zonën e Postribës, Shkodër vazhdon të jetë problem serioz për banorët. Sipas tyre, uji i pijshëm prej 7 vitesh është i ndotur dhe nuk ka marrë masa për ta përmirësuar situatën.

Banorët ankohen gjithashtu për zvarritje të gjyqit për këtë çështje në Gjykatën e Tiranës, i cili tashmë ka zgjatur më shumë se 1 vit.

Ata shprehin shqetësim dhe ndihen të braktisur nga institucionet, duke theksuar se ligji është shkelur dhe kërkojnë veprim të menjëhershëm nga shteti.

Kjo situatë ka krijuar frikë dhe pasiguri tek banorët, të cilët paralajmërojnë se mungesa e veprimit do të vazhdojë të rrezikojë shëndetin dhe jetën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco