Pogradec/ Prurjet e lumit Vërdovë shkaktojnë dëme në Buçimas, Rëmenj dhe Gështenjas

Pogradec/ Prurjet e lumit Vërdovë shkaktojnë dëme në Buçimas, Rëmenj dhe Gështenjas

10:40, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata në Njësinë Administrative Buçimas dhe fshatrat përreth (Bashkia Pogradesc) është e rënduar pas prurjeve të mëdha të ujërave gjatë natës. Problemet kryesore janë:

Rëmenj: Uji i lumit ka depërtuar në disa banesa. Po punohet për devijimin e prurjeve dhe shmangien e përhapjes drejt shtëpive.

Baçallëk: Ujërat që vijnë nga mali kanë përmbytur toka bujqësore dhe disa banesa.

Gështenjas: Problematika pranë ish-fabrikës së tullave; një familje ka pësuar dëme në bazën ushqimore të magazinës.

Buçimas: Sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore janë nën ujë për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.

LEXO EDHE: Prurje të larta të lumit Dunavec/ Përmbyten banesa e magaznina në fshatin Lumalas në Korçë

Lumi i Vërdovës: Prurje të mëdha gjatë natës kanë dëmtuar dy ura banesash, ndërsa uji ka përfshirë dy shtëpi. Po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë të pijshëm. Mjetet janë në terren për pastrimin e inerteve.

Çerravë: Dëme të vogla në toka bujqësore; rruga drejt Lumas-Peshkëpi mbetet e vështirë për t’u kaluar për shkak të ujit dhe inerteve nga kodrat.

Proptisht dhe Dardhas: Rrëshqitje dheu në rrugë, pa rrezik për banorët. Po punohet për largimin e materialeve.

Udënisht: Dalje inertesh në rrugët e brendshme, po punohet për largimin e tyre.

Aktualisht situata monitorohet vazhdimisht, ndërsa ekipet ndodhen në terren për të adresuar çdo problematikë të raportuar nga banorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco