Situata në Bashkinë Devoll vijon të jetë e vështirë për banorët pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit.
Problematikat kryesore janë evidentuar në disa zona:
Fshati Arzë: Ura e fshatit është e pakalueshme për mjetet, ndërsa çarje në trotuarin që lidh dy lagjet paraqet rrezik për lëvizjen e banorëve. Po merren masa për devijimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë.
Njësia Administrative Hocisht: Janë regjistruar përmbytje të tokave bujqësore, ndërsa rrugët e Stropanit dhe Grapshit janë të bllokuara nga shkarrje dheu, duke vështirësuar qarkullimin.
Fshati Pilur: Rrëshkitje dheu kanë bllokuar një rrugë të lagjes dhe uji ka hyrë në disa banesa. Struktura të emergjencave po punojnë për zhbllokimin e rrugës dhe normalizimin e situatës.
Proger: Uji ka dalë mbi nivel në rrugën kryesore të fshatit, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve.
Rruga Miras-Arrëz: Shkarje dheu dhe rënie gurësh po pengojnë qarkullimin, ndërhyrjet për pastrimin e aksit janë në proces.
FOTO E MBERRITURA NE REDAKSI





© SYRI.net