Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Berat/ Prurjet e lumit Osum përmbytin Pedonalen dhe lulishten, tokat bujqësore në rrezik

09:54, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prurjet e lumit Osum kanë shkaktuar përmbytje në Pedonalen dhe lulishten e qytetit të Beratit, duke krijuar shqetësim për banorët dhe tregues të rritjes së nivelit të ujit.

Shtabi i Emergjencave njofton se prurjet e lumit Osum janë në tendencë rritjeje, duke u lëvizur nga zona e Skraparit drejt qytetit të Beratit.

Përveç Pedonales dhe lulishtes, uji ka përmbytur edhe disa hektarë tokë bujqësore në fshatin Orizaj, duke rrezikuar prodhimin dhe aktivitetet bujqësore në zonë.

Situata monitorohet nga strukturat përkatëse, ndërkohë që banorët janë në gatishmëri për çdo rrezik të mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco