Përmbytje në fshatin Gështenjas, Pogradec: Uji shkatërron bazat ushqimore të banorëve (PAMJE)

09:42, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fshatin Gështenjas të Pogradecit, përmbytjet e shkaktuara nga prurjet e prruas lokale kanë shkaktuar dëme të mëdha në komunitet.

Uji ka mbytur bazat ushqimore të bagëtive në disa stalla, duke vënë në rrezik sigurinë ushqimore të kafshëve.

Gjithashtu, është përmbytur edhe një park bletësh, çka pritet të ketë pasoja negative edhe në aktivitetin e bletarisë në zonë.

Banorët e fshatit shprehin shqetësim të madh dhe frikë për situatën, duke paralajmëruar se nëse vijojnë reshjet, dëmet mund të shtohen dhe situata të përkeqësohet më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco