Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Pogradec/ Lumi i Vërdovës shkakton dëme të mëdha, disa oborre banesash të përmbytura

08:59, 21/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pogradeci po përballet me pasoja të rënda si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve.​ Lumi i Vërdovës ka marrë përpara tre ura dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në rrugë, duke dëmtuar trotuaret, kanalizimet dhe rrjetin elektrik.

Një shtyllë elektrike rrezikon të shembet, duke krijuar rrezik për banorët. 

Në Lagjen Nr. 1 të qytetit, për shkak të reshjeve të mëngjesit, ka hyrë uji në disa oborre banesash.

Situata e banesave është drejt normalizimit dhe nuk raportohet për dëme të brendshme apo të lënduar.

Autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës dhe paralajmërojnë qytetarët për kujdes të shtuar në zonat e përmbytura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco