Moti i keq vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. Mësohet se në Çukë të Sarandës, argjinatura e lumit Bistricë është çarë dhe si pasojë janë përmbytur pesë banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore.
Si pasojë e përmbytjeve katër barinj kanë mbetur të izoluar në një stallë me dele.
Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në zonën e Shalësit, ku lumi i Pavllës ka dalë nga shtrati pranë urës në Vilë, duke izoluar gjashtë fshatra të njësisë administrative Markat
© SYRI.net