Maliq/ Dhjetëra hektarë tokë bujqësore nën ujë, fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

18:48, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fushën e Maliqit janë regjistruar përmbytje të konsiderueshme që kanë përfshirë dhjetëra hektarë tokë bujqësore, duke shkaktuar dëme të mëdha tek fermerët e zonës. Sipas tyre, një pjesë e prodhimeve nuk ka arritur të mblidhet në kohë dhe tashmë ka mbetur nën ujë.

Fermeri Agron Guri tregon se rreth 2 hektarë me patate kanë mbetur të pambledhura në parcelë, ndërsa Bashkim Guri deklaron se 15 dynym misër janë të përmbytura. Ata theksojnë se situata është bërë kritike si rezultat i neglizhencës në hapjen e kanaleve të kullimit dhe mospastrimit të lumit, çka ka përkeqësuar rrjedhën e ujërave në ditët me reshje intensive.

“Kostot janë kolosale,” shprehen fermerët, të cilët sot ndihen thuajse të pashpresë përballë humbjeve të mëdha ekonomike.

Fermerët i bëjnë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë urgjentisht, të vlerësojnë dëmet dhe të ofrojnë mbështetje financiare për të përballuar pasojat e përmbytjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco