SYRI TV/ Rrëshqitja e dherave u bllokon rrugën 70 familje në Rromës, banorët: Vijmë tek kryetari, ai derën mbyllur

14:58, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

70 familje në fshatin Rromës kanë mbetur të ngujuara, pasi rruga që të çon në fshat është bllokuar nga rrëshqitja e dherave. Banorët e fshatit Rromës kanë kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë Selenicë, për hapjen e rrugës ndërsa takimi u mundësua vetëm pas ndërhyrjes së mediave.

Banorët e fshatit Rromës në Selenicë të cilët mbetën të ngujuar pas rrëshqitjes së dherave në rrugën që lidh fshatin me qytetin kanë kërkuar të takohen me kryetarin e Bashkisë Selenicë. Fillimisht, ata nuk janë pritur, por pas kontaktimit me mediat ka mbërritur kryetari i bashkisë, i cili ka takuar një përfaqësi banorësh në zyrën e tij.

"Vijmë tek kryetari, ai derën mbyllur' 

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje masive dherash në rrugën kryesore të fshatit Rromës, duke e bërë atë të pakalueshme dhe duke izoluar dhjetëra banorë. 

Rruga prej vitesh nuk ka pësuar asnjë investim, ndërsa çdo reshje e rëndon edhe më shumë situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco