Reshjet godasin qarkun Lezhë: Rrugë të dëmtuara, ura të prishura dhe përmbytje masive

Reshjet godasin qarkun Lezhë: Rrugë të dëmtuara, ura të prishura dhe përmbytje masive

14:26, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Informacion lidhur me  situatën në territorin e Qarkut Lezhë, përditësuar në orën 14:05, datë 19.11.2025

 

Bashkia Lezhë

Përmbytje në Shëngjin: ujë në oborre, banesa dhe një kat të parë hoteli.

Problem te nënstacioni elektrik në lagjen “Nëna Tereza”: prani uji në oborr.

Dalje uji në fshatin Krajën (Blinisht) – bllokim i shtratit të përroit.

Prezencë uji dhe dëmtime në aksin rrugor Lezhë–Vau Dejës (Kallmet).

Bllokim kanalesh në fshatin Lalm i Ri (Kolsh).

LEXO EDHE: Pasdite shtrëngata në Shkodër, Vlorë e Gjirokastër, reshje të shumta edhe në Lezhë, Durrës e Tiranë

Bashkia Kurbin

Reshje me intensitet të lartë kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturë.

Segmentet rrugore të dëmtuara nga prurjet e lumit, veçanërisht pas urës së dëmtuar.

Fusha e Gjormit mbetet e përmbytur (zonë depresive).

Probleme në rrugët e Sanxhak, Gjorm, Droje.

Akset rrugore në Mamurras të kalueshme, përveç Shpërdhetit.

LEXO EDHE:'Përmbytjet në Kurbin', deputeti i PD: Mosmenaxhimi i rezervuarit në Zhejë po shkakton dëme të mëdha

Bashkia Mirditë

Dalje nga shtrati e lumenjve dhe përrenjve malorë në të gjithë territorin.

Dëmtim i urës “Bejli” në Jezull – rruga e pakalueshme.

Rrezik rrëshqitjeje toke pranë një banese në Kodër-Rrëshen.

Prezencë gurësh dhe gërryerje e rrugës në aksin Rrëshen–Bukmirë.

Dëmtime të shumta në rrugët rurale në Orosh, Selitë, Kthellë, Fan.

Dëmtime të urave pasarela në Thirrë, Bisakë dhe Xhakëz.

Izolim i nxënësve në Shëngjin dhe Zall Xhuxhë.

LEXO EDHE: Situatë emergjente në qarkun e Lezhës: Përmbytje dhe rrëshqitje dherash, disa fshatra mbeten të izoluar

Probleme me energjinë

Lezhë: defekt në fidrin e hidrovorit të Rrilës.

Mirditë: mungesë energjie në Xhuxhë; punime për një transformator në Katund të Vjetër.

Kurbin: mungesë energjie në Skuraj, Gallatë, Shpërdhet, Gjorëm, Zhejë.

Dëme në bujqësi

Tokat bujqësore nën ujë:

Kurbin – rreth 300 ha

LEXO EDHE: VIDEO/ Reshjet e dendura izolojnë fshatin Thirrë në Mirditë, dëmtohen rruga dhe disa ura

Lezhë: Torovicë ~200 ha; Zejmen 85 ha; Shënkoll 65 ha

Probleme me prurje të përroskave në fshatin Pllanë.

FOTO GALERI

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco