SYRI TV/ Shemben ndërtesat në Bashkinë Librazhd, banorët: Këtu nuk ka drejtësi, ka shpopullim

13:51, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

16 objekte në hyrje-dalje të Bashkisë së Librazhdit do të shemben për t’i hapur rrugë projektit të autostradës që kalon në zonë. Banorët e zonës shprehen se nuk janë lajmëruar për shembjet ndërsa thonë se dëmshpërblimet përveçse janë qesharake, nuk i kanë marrë të plota.

Luçiano Skura një prej biznesmenëve dhe banorëve të prekur është lajmëruar vetëm dy ditë më parë se biznesi i tij do të prishet  e do të duhet të largohen menjëherë. Ai shprehet se ende nuk e ka marrë dëmshpërblimin e plotë e ndërsa për pjesën e mbetur do t’i duhet t’i drejtohen dyerve të gjykatës.

Për të kjo situatë është e pa pranueshme dhe e vështirë, pasi kjo është e gjithë pasuria e jetës.

Për projektin e kësaj autostrade shpesh herë janë organizuar protesta dhe nga banorët e fshatit Hotolisht, të cilët kanë kërkuar disa herë rishikim të projektit por zëri i tyre ra në vesh të shurdhër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco