VIDEO/ Përmbytje në tregun e Pogradecit, tregtarët kërkojnë të merren masa urgjente

11:20, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tregtarët në Tregun e Pogradecit u gjendën të papërgatitur pas përmbytjes së tregut nga uji, i cili ka hyrë në ambientet e shitjes duke lagur mallin dhe shkaktuar dëme materiale. Shumë prej tyre u shprehen të shqetësuar për humbjet ekonomike dhe kërkojnë veprime të menjëhershme nga autoritetet lokale.

Tregtarët bëjnë apel drejtuar Bashkisë Pogradec për të marrë masa urgjente dhe për të siguruar një ambient të ri, të sigurt për aktivitetin e tyre.

Ata kërkojnë jo vetëm pastrimin dhe tharjen e tregut aktual, por edhe një projekt afatgjatë për parandalimin e përmbytjeve të ardhshme.

Shumë tregtarë deklarojnë se mallrat e tyre janë lagur sot, duke rrezikuar jo vetëm humbje financiare, por edhe mungesën e mundësisë për të vazhduar aktivitetin e tyre të përditshëm.

Situata ka shkaktuar pakënaqësi të thellë, ndërsa tregtarët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa, pasojat mund të jenë më të mëdha në ditët e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco