Fermerët në kolaps, ministri flet nga zyra/ Franc Kaloshi: Grumbulluesit s' na japin paratë tona, jo më 10%

10:11, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sektori i bujqësisë në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë financiare, e cila po kërcënon mbijetesën e mijëra fermerëve. Fermeri Franc Kaloshi i ftuar në 'Kafe Shqeto' denoncon se për të tretin vit radhazi, pagesat dhe subvencionet e premtuara nga shteti ose vonohen në mënyrë të pajustifikueshme, ose cungohen duke u ndarë me këste.

“Eshtë për rreth të tretin vit radhazi që pagesat e fermerëve cungohen, ose mundohen të ndahen në këste. Unë jam kushient që buxheti i shtetit mund të ketë nevoja, por jo t'i zgjidhi tek fermerët. Fermerët janë të vetmit njerëz që sot për sot po luftojnë drejtpërdrejtë, domethënë me me shumë vështirësi, po përballen me vështirësi të të të përditshme, me me vështirësi që po lindin çdo ditë e më tepër. Janë rreth 60.000 fermerë që sot janë të liçencuar. Ju kërkua që të formalizohen, të liçencohen, sepse do përfitojnë ato skema mbështetëse.

Tani ata janë formalizuar dhe presin që të marrin një një ndihmë shumë të vogël. Por dhe atë nuk po ja japin, kërkojnë që t'ia u ndajnë në këste. Tani një fermë e licencuar ka minimalisht dy deri në tre ose katër punëtorë, të siguruar. Këta fermerët nuk kanë mundësi të paguajnë sigurimet shoqërore. Me ato para që pretendohet që duhet të marrin ndihmë që duhet të investojnë ose të të rregullojnë kushtet, të përmirësojnë kushtet në fermat e tyre, u kërkohet t'i rikthejnë përsëri në buxhet të shtetit, duke i derdhur për pagesat e sigurimeve shoqërore. Kjo është, qesharake."

Pagesa e sigurimeve shoqërore është pothuajse e njëjtë me shumën që ata pretendojnë të marrin në fund të vitit. Dhe atë shumë nuk po e marrin.

Për më tepër, skema e re e kompensimit të TVSH-së është një tjetër dështim i paralajmëruar. Ideja që fermeri duhet të marrë rimbursimin nga grumbulluesi është jorealiste në një treg ku fermerët luftojnë për të marrë pagesën e mallit, e jo më benefite fiskale. Kaloshi i bën thirrje të drejtpërdrejtë ministrit të Bujqësisë të zbresë në terren dhe të përballet me realitetin e fermerëve, duke kritikuar politikat e hartuara në zyrë që favorizojnë klientelizmin dhe jo zhvillimin e sektorit.

Unë dëgjova në komisionin parlamentar që do shkojnë fermerët dhe do dorëzojnë mallin në pikat e grumbullimit dhe aty do marrin një letër. Sipas këtij ministrit të ri Salla që ka ardhur rimbursimin e ka marrë grumbulluesi dhe grumbulluesi do ja rikthente fermerit. Unë do i thosha, zotit Salla që do shpresoja që të njihja një grumbullues të saktë në Shqipëri që të bënte pagesën e mallit, jo më rimbursimin e TVSH-së. Do doja që të kishte një grumbullues të saktë dhe korrekt që të bënte pagesën e mallit që fermeri dorëzon, jo më të pretendojë fermeri të marri faturë rimbursimi të TVSH 10% tek grumbulluesi. Kjo nuk ekziston. Fermeri duhet ta deklarojë se sa kilogram ka dorëzuar prodhim, duhet ta deklarojë, ta ketë të rregullt se sa kilogram plehra ose ushqime ose medikamente ka marrë për bimën e tij, ose fara, pesticide, ku di unë se çfarë.

Këto t'i ketë të regjistruara në një, çertifikatë ose në fatura shit-blerje dhe ato direkt duhet t'i marri tek qendra e e bujqësisë së rrethit. Aty ku shkojmë për të bërë aplikimet e skemave të brendshme, aty duhet t'i marrim. Ato duhet të na i japin Ministria e Bujqësisë ose Ministria e Financave. Jo të na presim ne t'i na i japin grumbulluesit.
Grumbulluesit ne nuk na japin paratë tona. Ne nuk marrim paratë e mallit që dorëzohemi, jo më të presim të marrim 10% te grumbulluesit. Kështu që i bëj thirrje atij ministrit, t'i bëj mirë llogaritë dhe mos flasi nëpër zyra andej e këtej, po të vijë në bazë atje t'i takojë fermerët. Mos shkoj t'i t'i ndaj njerëzit atje, ca të nënës e ca të njerkës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco