Reshjet e shiut të rëna gjat orëve të natës e në mëngjesin e sotëm kan rritur ndjeshëm nivelin dhe sasinë e prurjeve në lumin Vjosa.
Sipas shtabit të emergjenca e civile dhe kryebashkiakut Armando Subashi mësohet se niveli i prurjeve në Memaliaj po shkon drejt Shkallës 6 dhe kur i afrohet Shkallës 7 rrezikohen të dalë nga shtrati duke përmbytur sipërfaqe toke te mbjella por edhe banesa.
Sipas Subashit në rast dalje të.lumit rrezikohen fshatrat e zonës poshtme pas urës së Novoselës, Bishan, Martin dhe një pjesë e tokave të Darrëzezës.
Ndërsa për pjesën sipër lumit Vjosë fshatrat janë më sipër nga niveli por kanë dhe argjinatura
Jaë njoftuar banorët e zonave që të largojnë e sigurojnë bagëtinë dhe bazën ushqimore, ndërkohë që shtabi i emergjencave eshte ne gatishmëri për marrje informacioni 24 orë
© SYRI.net