Gjirokastër/ Rruga Krane-Muzinë e bllokuar për shkak të motit të keq

Gjirokastër/ Rruga Krane-Muzinë e bllokuar për shkak të motit të keq

09:57, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rruga nacionale Krane-Muzinë, në Qarkun e Gjirokastrës, është bllokuar përkohësisht për shkak të kushteve atmosferike të rënduara.

Burime nga terreni bëjnë me dije se reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e ujërave kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe bllokim të qarkullimit në disa segmente të aksit.

Autoritetet lokale dhe grupet e emergjencës civile ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për pastrimin e rrugës.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin këtë aks deri në përmirësimin e situatës dhe të lëvizin me kujdes në rrugët përreth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco