VIDEO/ Momente paniku në Bari! Makina përfundon në det, shpëton mrekullisht shoferi shqiptar

VIDEO/ Momente paniku në Bari! Makina përfundon në det, shpëton mrekullisht shoferi shqiptar

09:46, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në portin e Barit, ku një makinë ka rënë në det në momentin që po hipte në tragetin me destinacion Shqipërinë.

Në automjet ndodhej vetëm një burrë, shtetas shqiptar, i cili arriti të shpëtojë në çastet e fundit.

Burri ka thyer xhamin e përparmë dhe ka dalë nga automjeti pak para se makina të fundoset plotësisht. Ai është ngjitur në çatinë e mjetit dhe më pas është kapur nga roja bregdetare, e cila ka ndërhyrë menjëherë për ta nxjerrë në breg.

Forcat zjarrfikëse kanë përdorur njësinë e zhytjes për të rikuperuar automjetin e fundosur, ndërsa po hetohen rrethanat e aksidentit.

Fatmirësisht, burri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet portuale kanë njoftuar se operacionet e ngarkim-shkarkimit kanë vijuar normalisht pas mbylljes së incidentit.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë në Portin e Barit, veçanërisht në kushte atmosferike të vështira.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco