Nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Mirditë raportohet se situata në disa aks rrugorë dhe ura lidhëse është problematike, pas reshjeve dhe daljes së përrejve malor.
Problematike mbetet aksi Rrëshen-Bukmirë, në Njësinë Administrative Rrëshen, ku rruga paraqitet me gurë dhe gërryerje në bazament, duke rrezikuar lëvizjen e mjeteve dhe sigurinë e banorëve.
Në njësitë Kaçinar dhe Fan, disa ura automobilistike dhe ura pasarela janë dëmtuar ku ndërhyrjet për riparim pritet të bëhen vetëm pas qetësimit të situatës.
Në fshatin Tarazh, përroi ka dalë në tokat bujqësore, ndërsa në Jezull, ura tip Bejli ka pësuar dëmtime në dërrasa.
Pavarësisht këtyre problematikave të dukshme, për furnizimin me energji elektrike nuk raportohet problem, dhe mësimi vazhdon normalisht në të gjitha shkollat.
© SYRI.net