'Stuhia dëmton rrjetin energjetik'/ Ndërprerje masive  të energjisë në Gjirokastër, Tepelenë e Memaliaj

'Stuhia dëmton rrjetin energjetik'/ Ndërprerje masive të energjisë në Gjirokastër, Tepelenë e Memaliaj

07:53, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhjetëra fshatra në qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e problemeve të shkaktuara nga moti i keq, i cili ka krijuar anomali në sistemin e shpërndarjes së energjisë në shumë zona, kryesisht ato malore.

Burime nga OSHEE konfirmojnë se kushtet atmosferike kanë shkaktuar dëme në fiderat që lidhin fshatrat me rrjetin energjetik.

Mungesa e energjisë nuk ka kursyer as qytetin e Gjirokastrës, ku në orët e mbrëmjes dhe deri sot ka pasur ndërprerje të energjisë në lagjet e sipërme.

Ndërkohë, situata paraqitet problematike dhe pa energji elektrike për më shumë se 12 orë në njësitë administrative të Lopësit dhe Kurveleshit në Tepelenë; të Krahesit, Luftinjës dhe Qesaratit në Memaliaj; si edhe të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit dhe Lunxhërisë në Gjirokastër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco