VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut në Vlorë paralizojnë qytetin gjatë natës

07:24, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e shiut që ranë për vetëm pak minuta mbrëmjen e djeshme kanë shkaktuar përmbytje në disa akse kryesore të qytetit të Vlorës.  Problemet janë shkaktuar kryesisht nga bllokimi i rrjetit të kanalizimeve, i cili nuk ka përballuar sasinë e ujit.

Rrugët më të prekura janë:

Segmenti pranë Portit të Vlorës, ku qarkullimi është bërë pothuajse i pamundur për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Bulevardi “Ismail Qemali”, ku ka prezencë të konsiderueshme uji në disa pika të tij.

Lagjja “Isa Boletini”, një ndër zonat që përmbytet shpesh, është sërish nën ujë.

LEXO EDHE: Moti i keq në Vlorë: Pisha të shkulura në Pyllin e Sodës, pengohet qarkullimi i automjeteve

Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin këto akse deri në normalizimin e situatës dhe të lëvizin me kujdes për të mos rrezikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco