Fermerët në Bashkinë e Divjakës shprehen se janë të falimentuar pasi qindra hektarë të mbjella me lakër kanë mbetur në parcelë për shkak të mungesës së kërkesës në treg.
Syri TV
Tonelata të tëra me lakër kanë mbetur në parcela në zonën e Divjakës. Këtë vit bujqësor, fermerët në bashkinë e Divjakës kanë mbjellë rreth 300 hektarë me lakër të bardhë me një pritshmëri rreth 1800 tonë prodhim. Aktualisht çmimi i shitjes së lakrës në tregun e shumicës të Divjakës është me 70 lekë të vjetra për kilogram.
Fermerët shprehen se me çmimin aktual janë të falimentuar.
Pikat e grumbullimit të fruta perimeve që punojnë me eksportin nuk po tërheqin lakër, çka bën që çmimi të jetë tepër i ulët.
© SYRI.net