Reshjet e shumta në nënprefekturën e Sarandës gjatë ditës së sotme kanë krijuar situata të ndryshme në qarqe të ndryshme, por autoritetet raportojnë se situata është në kontroll.
Lumi i Bistricës deri tani ndodhet brenda shtratit të vet. Pushimi i përkohshëm i reshjeve lejon përballimin e disa orëve të tjera shiu pa incidente.
Bashkia Sarandë: Hidrovori në Çukë funksionon me kapacitet të plotë, pa ndërprerje.
Bashkia Konispol: Tek hidrovori i Butrintit ka pasur probleme, pasi rrugeja ka goditur izolatorët, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Ekipet e OSHEE janë në terren për riparimin e defektit.
Bashkia Delvinë: Nuk raportohet asnjë problem nga moti i keq.
Bashkia Finiq: Problematike paraqiten fshatrat Navarricë dhe Livinë, ku ka rrugë të bllokuara dhe shkarje dherash. Në Navarricë, përroi ka dalë nga shtrati dhe ka shkaktuar dëme lokale. Ekipet e emergjencave janë në terren për të normalizuar situatën.
Autoritetet lokale dhe emergjencat civile vijojnë monitorimin dhe janë gati të ndërhyjnë për çdo situatë të re që mund të krijohet nga reshjet.
© SYRI.net