SYRI TV
Aktivistët kanë depozituar një kallëzim në Prokurori në lidhje me vrasjen e kafshëve endacake nga Bashkia Tiranë. Aktivistja Afërdita Halili tha për Syri Tv se drejtoresha e qendrës së strehimit të kafshëve helmon qentë dhe macet e rrugës dhe më pas fondet I merr për vete. Aktivistët bëjnë thirrje që qytetarët të bashkohen në protestë të enjten ora 11:00
Kafshë-dashëse dhe aktivistja Halili ka deklaruar se vrasja e kafshëve, qen dhe mace, nga drejtoresha e qendrës për strehimin e qenve Ermiona Hajdinaj është një krim që dënohet ndaj edhe për këtë ka bërë kallëzim penal.
Halili ka bërë thirrje pronarëve të kafshëve shtëpiake të bëjnë kujdes kur shëtisin kafshët e tyre nga rreziku I rënies në kontakt me një helm të hedhur nga të denoncuarit. Ndërsa shton se në 20 nëntor ora 11:00 qytetarët janë të ftuar në një marshim sensibilizues për të shtuar vëmendjen ndaj kafshëve të pambrojtura si dhe për të bërë thirrje Bashkisë për shkarkimin e Hajdinaj nga institucioni që po i vret kafshët.
© SYRI.net