Dy familje nga fshati Bilaj, rreth Krujës, janë në alarm për shkak të gjendjes së rëndë të rrugës që përdorin për të arritur në banesat e tyre. Sipas banorëve, reshjet e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës dhe kanë hapur një gropë rreth 1.5 metra e thellë, e cila rrezikon të shkatërrojë rrugën dhe të çojë në përmbytje nga lumi përreth.
“Jemi rreth 20 banorë që përdorim këtë rrugë, mes tyre fëmijë të vegjël dhe të moshuar. Frika jonë është që rruga të shembet dhe të përfundojmë në lumenj. Kam dërguar video dhe kërkova ndihmë nga kryetari i bashkisë dhe deputetja Milva Konomi, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje,” – shprehet Egli, një nga banorët e zonës.
Banorët bëjnë apel urgjent që institucionet shtetërore të ndërhyjnë për të parandaluar një tragjedi të mundshme, pasi nuk kanë rrugë alternative për të siguruar qarkullimin e familjeve të tyre.
© SYRI.net